Server Stats

Utenti : 354
Contenuti : 141
Lidhje web : 5
Tot. visite contenuti : 7652
Top 5:
Albania flag 33%Albania (2)
Greece flag 17%Greece (1)
Luxembourg flag 17%Luxembourg (1)
Netherlands flag 17%Netherlands (1)
Unknown flag 17%Unknown (1)
6 vizita nga 5 shtete

Newsletter

Sa sy ka njeriu?
Emri:
Email:
Demolohet arka e KEK-ut në Podujevë PDF Stampo E-mail
E Marte 16 Shkurt 2010 06:59
Korporata Energjetike e Kosovës ka bërë të ditur se të hënën, persona të pandërgjegjshëm kanë thyer dhe demoluar arkën e KEK-ut dhe kanë rrahur arkëtarin në qytetin e Podujevës. Sipas informatave që i posedon korporata bëhet fjalë për konsumatorë të frustruar, të cilët janë shkyçur nga rrjeti elektrik si pasojë e mospagesës. “KEK dënon fuqishëm këtë [...]

//

 

 

Korporata Energjetike e Kosovës ka bërë të ditur se të hënën, persona të pandërgjegjshëm kanë thyer dhe demoluar arkën e KEK-ut dhe kanë rrahur arkëtarin në qytetin e Podujevës.

 


Sipas informatave që i posedon korporata bëhet fjalë për konsumatorë të frustruar, të cilët janë shkyçur nga rrjeti elektrik si pasojë e mospagesës.

“KEK dënon fuqishëm këtë akt vandal dhe kërkon nga organet e rëndit dhe të drejtësisë që të vejnë drejtësinë në vend, pra fajtorët të marrin dënimin e merituar”, thuhet në një komunikatë të KEK-ut.

“Kohën e fundit po përhapen spekulime se KEK-u po e diskriminon këtë apo atë rajon. KEK sh.a. sqaron se nuk po e diskriminon asnjë konsumator në asnjë cep të vendit, por po i trajton të gjithë në mënyrë të barabartë, pa dallim lokaliteti, race, gjinie apo feje”, theksohet në komunikatë.

Ky trajtim, siç shpjegohet më tej, bazohet kryekëput në funksionin dhe qasjen komerciale ndaj konsumatorëve. “Menaxhmenti aktual i KEK-ut është i vendosur që ta rregullojë përfundimisht korporatën, në mënyrë që të krijohet vetëqëndrueshmëria financiare, sikurse furnizimi pa ndërprerje me energji elektrike”.

“Ka përmirësime të jashtëzakonshme gjatë dy viteve të fundit. Këto trende tregojnë qartë se rregullimi i KEK-ut është gjithnjë e më i afërt. Por, trasimi i kësaj rruge është i dhimbshëm për konsumatorët e pandërgjegjshëm që nuk paguajnë faturat, apo që e keqpërdorin energjinë elektrike.

KEK nuk do të ndalet para presioneve apo shantazheve të tyre. Zotimi i korporatës është i qartë dhe i palëkundur: ata që paguajnë dhe nuk e keqpërdorin energjinë elektrike do ta kenë atë, ata që nuk paguajnë dhe e keqpërdorin nuk do të kenë”, përfundon komunikata.


Read Full Article
Rifreskimi fundit E premte 19 Shkurt 2010 15:41
 

Foto Scroller

Lidhje

Lidhje:
VloraForum
Forumi i te gjith Vlonjateve.
VloraInfo
VloraInfo !Gjithcka qe ju kerkoni do ta gjeni...
AlbTuristi
AlbTutisti. per me shume info: klikoni linkun
Vhg-Media
Ndani videot tuaja! me shoket, te afermit, dhe me gjith botn.
Albhosting Eu
AlbHosting EU !Krijoni faqen tuaj per informacione kontaktoni Dukatiweb.com
English Arabic Bulgarian Chinese (Traditional) Croatian Dutch French German Greek Italian Japanese Norwegian Portuguese Romanian Spanish Swedish Ukrainian Albanian Hungarian Turkish Malay Belarusian Icelandic Macedonian Yiddish
Copyright © 2010 | Nje Emer | Nje Gjuhe | Nje Tradite |. Tutti i diritti riservati.