Server Stats

Utenti : 354
Contenuti : 141
Lidhje web : 5
Tot. visite contenuti : 7654
Top 5:
Albania flag 33%Albania (2)
Greece flag 17%Greece (1)
Luxembourg flag 17%Luxembourg (1)
Netherlands flag 17%Netherlands (1)
Unknown flag 17%Unknown (1)
6 vizita nga 5 shtete

Newsletter

Sa sy ka njeriu?
Emri:
Email:
Prokurorja e Përgjithshme zbatoni ligjin antimafia PDF Stampo E-mail
E Marte 16 Shkurt 2010 06:59
Prokurorja e Përgjithshme, znj. Ina Rama, në vijim të pjesëmarrjes në analizat vjetore të Prokurorive në rrethe, është ndalur në analizën e punës së Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë. Ajo e ka shfrytëzuar këtë rast për t’u njohur me rezultatet e arritura në vitin që shkoi nga Prokuroria e Krimeve të Rënda Tiranë, si [...]

Prokurorja e Përgjithshme, znj. Ina Rama, në vijim të pjesëmarrjes në analizat vjetore të Prokurorive në rrethe, është ndalur në analizën e punës së Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë.


Ajo e ka shfrytëzuar këtë rast për t’u njohur me rezultatet e arritura në vitin që shkoi nga Prokuroria e Krimeve të Rënda Tiranë, si dhe për të vënë theksin në bashkëpunimin e ngushtë mes Prokurorisë së krimeve të Rënda dhe Policisë në luftën drejt trafikut dhe qenieve njerëzore.

Gjithashtu, Ina Rama ka bërë prezente në analizë bashkëpunimin ndërkombëtar . Një nga kërkesat e kryeprokurores drejtuar prokurorëve të pranishëm të Krimeve të Rënda ishte fokusimi i punës në drejtim të hetimit pasuror, në zbatim të ligjit të ri Antimafia.

Po ashtu, prokurorja e Përgjithshme ka tërhequr vëmendjen për rritjen e efikasitetit të metodave speciale të hetimit. Gjatë vitit 2009 në Prokurorinë për Krime të Rënda u hetuan 220 procedime, nga të cilat 104 të mbartura nga vitet e mëparshme dhe 119 të regjistruara rishtazi gjatë vitit që kaloi.

Kanë marrë zgjidhje përfundimtare 139 procedime, po aq sa edhe një vit më parë, ndërkohë që u mbartën për vitin 2010, 81 procedime. Në gjyq u dërguan 46 për qind të procedimeve të zgjidhura. Gjatë 2009-ës u transferuan për kompetencë në prokuroritë e rretheve gjyqësore 26 procedime.

Ndër grupveprat penale të hetuara ashtu si vitet e kaluara, pjesën dërrmuese e përbëjnë krimet e trafikimit të lëndëve narkotike, shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë, trafikimi i qenieve njerëzore, veprat e ndryshme penale të kryera nga organizata kriminale dhe grupe të strukturuara, vrasjet e kryera ndaj personave me cilësi të veçanta, dhe vepra të tjera në numër më të vogël.

Gjatë vitit 2009 u vunë nën hetim 268 persona dhe përfundoi gjykimi në shkallë të parë për 81 çështje. Vihet re tendenca e të akuzuarve që të zgjedhin gjykimin e shkurtuar, fakt që besojmë se nuk lidhet vetëm me taktikën për të përfituar zbritje dënimi, por edhe me faktin e plotësisë dhe cilësisë së hetimeve të kryera, që lejojnë zgjidhjen e çështjes në gjendjen e akteve të prokurorit.


Read Full Article
 

Foto Scroller

Lidhje

Lidhje:
VloraForum
Forumi i te gjith Vlonjateve.
VloraInfo
VloraInfo !Gjithcka qe ju kerkoni do ta gjeni...
AlbTuristi
AlbTutisti. per me shume info: klikoni linkun
Vhg-Media
Ndani videot tuaja! me shoket, te afermit, dhe me gjith botn.
Albhosting Eu
AlbHosting EU !Krijoni faqen tuaj per informacione kontaktoni Dukatiweb.com
English Arabic Bulgarian Chinese (Traditional) Croatian Dutch French German Greek Italian Japanese Norwegian Portuguese Romanian Spanish Swedish Ukrainian Albanian Hungarian Turkish Malay Belarusian Icelandic Macedonian Yiddish
Copyright © 2010 | Nje Emer | Nje Gjuhe | Nje Tradite |. Tutti i diritti riservati.