Server Stats

Utenti : 376
Contenuti : 141
Lidhje web : 5
Tot. visite contenuti : 9342
Top 4:
Unknown flag 67%Unknown (6)
Lithuania flag 11%Lithuania (1)
Ukraine flag 11%Ukraine (1)
United States flag 11%United States (1)
9 vizita nga 4 shtete

Newsletter

Sa sy ka njeriu?
Emri:
Email:
Mula pushton “Campoamor” me tingujt shqiptarë PDF Stampo E-mail
E Hene 01 Shkurt 2010 14:59
Sopranoja e njohur shqiptare rikthehet në skenën e teatrit “Campoamor” të Asturias. Koncerti i saj recital më 27 janar është pritur me entuziazëm nga publiku dhe mediat spanjolle. Sopranoja Inva Mula kishte zgjedhur që në këtë recital të shumëpritur për dashamirësit e saj në Spanjë të shoqërohej nga një tjetër shqiptar, pianisti Genc Tukiçi. Mungesa e Mulës [...]

Sopranoja e njohur shqiptare rikthehet në skenën e teatrit “Campoamor” të Asturias. Koncerti i saj recital më 27 janar është pritur me entuziazëm nga publiku dhe mediat spanjolle.


Sopranoja Inva Mula kishte zgjedhur që në këtë recital të shumëpritur për dashamirësit e saj në Spanjë të shoqërohej nga një tjetër shqiptar, pianisti Genc Tukiçi.

Mungesa e Mulës në stafin e interpretëve të “La Bohème”-ës së Puccini-t në sezonin e kaluar artistik në operën e Oviedos, mediat spanjolle e quajtën si borxh që ajo i kishte publikut asturian.

Prezenca e shqiptares në rolin e Mimisë në këtë opera, garantonte sukses të plotë të pjesës. Dhe të mërkurën, kur ajo i ‘lau borxhin’ që i kishte Oviedos, u demonstrua përse prania e saj do të thotë sukses. Dy ariet që i përkasin kësaj opere e që ishin në pjesën e parë të programit të recitalit të saj, e bënë për vete publikun i cili kishte mbushur vendet e sallës.
Me sfond të së kaluarës së “Campoamor” dhe kostum të zi, Mula e hapi programin e recitalit me “Tri sonetet e Petrarch”, që mbajnë firmën e Franz Liszt. Në repertorin e këngëve ndër të tjera kishte zgjedhur dhe “Pace non trovo”, “Benedetto sia’l giorno”, “I’vidi in terra angelici costumi”. “D’onde lieta usci”, aria qendrore e Mimit në aktin e tretë të “La Bohème”, mbylli pjesës së parë të koncertit. Pas pushimit, pianisti shqiptar Genc Tukiçi luajti disa “Variacione mbi një temë shqiptare”, duke paralajmëruar kështu muzikën popullore, me të cilën Mula, tashmë e veshur me rroba ngjyrë bezhë, habiti, surprizoi dhe bëri për vete audiencën.

Pesë këngët me të cilat sopranoja jonë përshkroi në Asturias folklorin e vendit tonë, i paraprinë “Variacioneve me temë spanjolle”, përsëri të luajtura nga Genc Tukiçi. Pas muzikës popullore Mula iu rikthye edhe njëherë klasikes, duke interpretuar pesë këngë të tilla tashmë në spanjisht. Ky është koncerti i fundit recital në Operan e Oviedos, në pritje të sezonit të ardhshëm të Inva Mulës.


Read Full Article
 

Foto Scroller

Lidhje

Lidhje:
VloraForum
Forumi i te gjith Vlonjateve.
VloraInfo
VloraInfo !Gjithcka qe ju kerkoni do ta gjeni...
AlbTuristi
AlbTutisti. per me shume info: klikoni linkun
Vhg-Media
Ndani videot tuaja! me shoket, te afermit, dhe me gjith botn.
Albhosting Eu
AlbHosting EU !Krijoni faqen tuaj per informacione kontaktoni Dukatiweb.com
English Arabic Bulgarian Chinese (Traditional) Croatian Dutch French German Greek Italian Japanese Norwegian Portuguese Romanian Spanish Swedish Ukrainian Albanian Hungarian Turkish Malay Belarusian Icelandic Macedonian Yiddish
Copyright © 2010 | Nje Emer | Nje Gjuhe | Nje Tradite |. Tutti i diritti riservati.