Peshendetje!

Kerkojme bashkpunimin
tuaj me
dukatiweb per me shume
permbajtje ne faqe.
Mbas Rregjistrimit ne faqe
do te gjeni:
Forum
Foto galeri
Shkruani Artikuj
Dhe ne konto 
Profil i personalizuar:
Galerine fotografike
Mini Blog
Librin e miqve.
Per me shume 
mbas rregjistrimit
per cdo perdorues
ka mundesine
te kerkoje ndime
per gjerat qe nuk
mund te kuptoje.
Ju faleminderit
Rifreskimi fundit E shtune 05 Dhjetor 2009 10:33
 

Server Stats

Utenti : 246
Contenuti : 40
Lidhje web : 5
Tot. visite contenuti : 1870
Top 0:
0 vizita nga 0 shtete

Newsletter

Sa sy ka njeriu?
Emri:
Email:

Sponsor

Oriku, Qyteti i gdhendur ne shkemb PDF Stampo E-mail
Shkruar nga Elton Alickaj   
E Marte 24 Qershor 2008 14:47

Eshte qyteti antik me i mbrojtur, sepse eshte ne hapesiren e paprekur te Pasha Limanit. Ketu jane bere luftera historike mes trupave te Pompeut dhe eezarit, qe vinin nga pertej, nje borxh qe 16 shekuj me vone Gjedik Ahmet Pasha, ia ktheu latineve, kur e pushtoi blic Otranton. I pakapshem per turistet, sepse eshte nen mbrojtjen e ushtrise, qyteti eshte nje nga vendet me interesante ne almanaket e turizmit historik shqiptar. Me Adnand Agastren, kapitenin e Rangut te Dyte, kemi rene dakord te mbarojme shpejt. Nje dite me vone do te jete ne udhetim. Ndaj, ne hapesiren e pamate te Pasha Limanit, te dy nxitojme. Ai per ikje. Ndersa ne, pas shpjegimit qe na ben shefi i shtabit te Pasha Limanit per nendeteset, ne kerkim te nje emocioni historik. Tre muaj me pare, ne postbllokun e pare te Bazes se Vlores, me kot, jemi munduar te bindim oficerin e rojes per te vizituar Orikumin, qytetin e vjeter antik. “Duhet leje”, na ka thene oficeri thate dhe pastaj, pa asnje ‘arsye’ eshte larguar. Leja nuk eshte gjendur.

Qytetin e arkivuam ne kujtese. Asnjehere nuk e kemi kuptuar sepse qyteti duhej te mbyllej keshtu. Vetem se, historia gjithmone e ka fshehur Orikumin. Pas lufterave te shumta te Pompeut me eezarin, per kete vend, flitet pak fare pak. Thjesht si vend traziti. Arkeologu i pare qe e vizitoi kete vend ishte Karl Paei. Shume larg. Ai vuri re gjurmet e nje rruge te qytetit te vjeter, qe zbriste me shkalle faqet e kodres ne nje gjatesi 27 metra dhe gjeresi 2,40 metra,duke kaluar anas shtepive me dhoma te gdhendura po ne shkemb. Ashtu, eshte edhe para syve tane, pak minuta me vone, gjitheka e bardhe dhe e ngjitur me shkembin.

Dikur

Cezari u nis nga Brindizi me 30,000 ushtare ne anije transporti, per te kaluar Adriatikun ne anen e ngushte. Per fat brenda nje dite e gjithe flota e kaloi Otranton, ndihmuar nga nje ere fatlume. Ai zbarkoi me 5 janar te vitit 48 p.Kr. ne nje breg te quajtur Paleste ne token e fisit Kaon te Germineve. Pa humbur kohe, eezari u nis ne krye te ushtrise per ne Orik, duke iu ngjitur gjate nates malit “neper nje shteg te ngushte dhe te veshtire”. Prane qafes se Llogorase, barinjte vendas edhe sot tregojne nje shesh qe quhet qafa e Qezarit... Ne mengjes, ushtria e tij, u shfaq para mureve te keshtjelles se Orikut, e cila mbrohej nga nje garnizon i perbere nga ushtare parthine dhe banore vendas, te komanduar nga oficeri i Pompeut, Luc Torkuati.


Njesoj si ne, ne kete qerthull, nxitet te ece dhe shoferi yne. Ka degjuar Orikumin, por asgje me shume. Kohe me pare i jemi afruar njehere se bashku nga Kisha e Marmiroit. Nga tutje, neper ca vende te zhveshura, gjurmet e Orikumit kane qene te pakta. Rruges se paket nga nendeteset, ne qender te Pashait, shkembejme me Adnandin historite tona. Shume here nuk perkojne. Diku afer Palases zbarkoi eezari ne lufterat civilo romake. Njeriu, qe e beri te njohur ne kujtime kete qytet. Por sot, qyteti brenda kesaj zone ushtarake nuk thote shume. Pak njohurite qe shkembejme me Adnandin na mjaftojne qe te orientohemi per simbiozen e qytetit me bazen. Kalojme disa magazina, ndersa mjerimi i Pasha Limanit, duket ne zbrazetine e pameshirshme te mjediseve dhe ne mungesen e personelit. Duket se koha ka fashitur gjitheka. Ketu ka qene kjo..., vazhdon oficeri, ndersa me shume kujdes mundohet te na tregoje disa mina te vjetra dhe ndertesa qe jane shkrumbuar nga viti i tmerrshem i vitit 1997. Derisa shfaqet ai. Qyteti antik i Orikumit gjendet ne fund te gjirit te Vlores, prane portit te sotem te ushtarak te Orikumit. Tradicionalisht mbahet si qender e themeluar nga kolonialistet Eubeas, qe u kthyen nga lufta e Trojes, por ne te vertete duhet te jete themeluar nga Apolonia per te kontrolluar guroret e Akrokerauneve, thuhet ne literaturen historike. Prej tyre merreshin blloqet gelqerore dhe kolonat per ndertimet monumentale. Me e madhja eshte gurorja e Grames, ne bregun perendimor te gadishullit te Karaburunit, ku detaret qe strehoheshin gjate shtrengatave, kane skalitur dhe mijera mbishkrime.

Ne burimet historike, Orikumi permendet perciptas, me perjashtim te pershkrimeve te luftimeve, qe zhvilluan forcat e eezarit me ato te Pompeut, rreth ketij qyteti ne vitet 49-48 para Krishtit. Pak muaj me pare, kemi pare ndoshta nekropolin e qytetit, por bagetia dhe mos-njerezia, na kane bindur se qyteti eshte i paarritshem. Te vetmit, disa kuaj te azdisur, qe qendronin te patrazuar andej, kane qene edhe justifikimi i pakte i vendit te braktisur. Tre km nga Orikumi, kisha e vogel e Marmiros ne nje koder te ulet, futur ne disa ferrishte, ku kulmojne nje ferrnaje me caze si shtiza, ka qene kenaqesia jone e paket. Qe andej kemi admiruar me kot, nje qytet, qe e kishim pare vetem ne foto. Njesoj, Edward Lear kaloi disa kohe qe kendej ne Dukat, atebote quajtur si Dukates, ne udhetimin e tij ne Shqiperi me tetor te vitit 1848. Pastaj kapi Qafen e Llogorase. Llogoraja eshte Park Kombetar dhe ndoshta eshte me i bukuri ne bregdetin Adriatik (e kane percelluar shqiptaret pas viteve 2000). eshte terreni, ku ndersa qendrojme ne qytetin antik, oficeri na shpjegon se Qafa eshte rreth 1055 m e larte dhe nga ketu duket Korfuzi. “5 km poshte ne anen tjeter eshte fshati Palasa. Qe andej erdhi ai”, na thote krenare!


Vete qyteti

Por ndersa gjendemi ne qytet, ai eshte zhgenjyes me fotot, qe kemi pare. Ngrihet mbi nje koder te ulet shkembore, e cila kontrollonte dikur kanalin, qe lidhte detin me lagunen. Vezhgimet dhe kerkimet arkeologjike kane vertetuar qenien e nje muri rrethues, i cili permendet edhe nga eezari. Monumenti me i njohur eshte teatri, i cili eshte hapur gjate germimeve arkeologjike te vitit 1958. Shkallaret e tij jane gdhendur ne shkemb, ndersa orkestra me diameter 10 metra, perben nje rindertim te periudhes romake. Aty pervee shfaqjeve teatrale zhvilloheshin dhe ndeshje me gladiatore. Keta ta tregon pareti i larte i saj. Ka kullesa te mira. Perpara teatrit eshte germuar dhe nje altar, i cili lidhet me nje tempull ende te pazbuluar, duke lene te kuptohet se aty shtrihej agoraja e qytetit.

Zona e banuar shtrihej mbi teater; edhe banesat ishin kryesisht te gdhendur mbi shkemb. Nje pjese e rrugeve, gjithashtu eshte gdhendur ne forme shkallesh. Pjesa me e ruajtur ka gjatesi 17 m, gjeresi 2,4 m dhe ka 27 shkalle. Vendosja paralele e rrugeve deshmon per zbatimin urbanistik hipodamik. Porti i qytetit sie e permend eezari, ka qene nga ana e lagunes, ku dallohen dhe muret nen nivelin e detit. Kjo deshmon se gjate shekujve ka ndodhur ulja e ngadalshme e bregut nen uje, si edhe mbushja me aluvione e portit.

Oriku dhe ne kohen romake luajti rolin e nje stacioni ne rrugen antike te Akrokerauneve. Ne periudhen bizantine, sie tregojne rindertimet ne muret rrethuese, ai u rifortifikua, permend profesor Neritan Ceka, ne librin e tij “Keshtjellat ilire”. Ne vitin 1958, aty ka germuar me sukses Dhimosten Budina. U zbulua teatri i qytetit me shkallaren e gdhendur ne shkemb. Skena e thelle deshmonte qe teatri kishte qene rindertuar ne periudhen romake dhe ishte pershtatur dhe per gladiatore. Nje mbishkrim greqisht i shekullit te I deshmonte se punimet ishin paguar nga nje romak i pasur nga familja e Atikeve, qe njihej si perkrahese arti. Oriku humbet, por u rindertua ne shekullin e VI m.Kr ne kohen e dyndjeve sllave.. Ushtaraku nxiton, por njohurite e tij nuk na ndihmojne per ndonje gje me shume. Shiu po afrohet. Era nuk rresht.


Fshataret

Era nuk i bezdis ata. Madje, me mire nga te gjithe e kane gjetur fshataret. Disa bageti i kane lene qe te kullosin ne ate qe dikur ka qene qyteti i famshem. Nuk i trazon askush. “I kemi lene fshataret, jane pjese e bazes. Kane qene dhe do te jene. Kjo baze ka qene njesoj si shtepia per ta, me sqaron ushtaraku, duke justifikuar lirine e tyre. Ne fakt, kujtimi me i kaluar per bazen ka qene kur bariu, qe e interpreton Kadri Roshi, i thote nje fshatari tjeter ne filmin “Balle per Balle”, se po na marrin bazen. Per sa i perket ushtareve, ata jane gjithmone zhgenjyes per emrin e bazes. Kafshet qe baresin tutje na hedhin syte. Jane te vendosura tutje shkallareve dhe kullosin te patrazuara. Duket si nje vend mitik. Kullosin pa bari. Diku duhet te jete dhe ai, bariu, mbase tutje rrethimit. Por kafshet, qe mund t’i shkojne me shume nje kurbani ne teatrin e qytetit, nuk trazohen. Ndoshta nje shprese e madhe e banoreve do te jete kur qyteti antik t’i shpetoje rrethimit te bazes, nje perpjekje qe tash jane duke e bere instancat shqiptare te turizmi, per t’i shtuar atraksioneve te tyre dhe nje pike. Por ka kohe, qe flitet dhe deri me tash asgje. “Do te behet”, me thote oficeri, qe tash nxiton vertete.

Ne periudhen e pushtimit osman, Oriku sherbeu si baze e flotes se vezirit Gjedik Ahmet Pasha, qe duke u nisur nga Gjiri i Vlores sulmoi dhe pushtoi Otranton. Qe nga ajo kohe vjen dhe emri Pasha Liman, qe ne turqisht do te thote Pasha Liman... Shoferi tash eshte i kenaqur, ndersa syte i mbesin larg ne format e perkryera te teatrit dhe ne paretet e tij. Por i pelqejne bash kullonjeset. Gjitheka i duket e arrire dhe e perkryer. Por, jo shiut. Kurse, Adnani e ka gjetur arsyen, qe duhet te ikim, ndersa ne baresim drejt fundit te shkallareve te mbetura ne shkemb.

Ne fund te tyre duhet te largohemi. Rreshqasim pak. Ka nje bardhesi Orikumi, qe te dorezon. Ka nje madheshti qe pret te hapet. Ka nje histori qe pak dihet. Jane ditet e dimrit te vitit 2007.


Ben Andoni : Revista Mapo

Rifreskimi fundit E premte 29 Jnar 2010 11:03
 

Foto Scroller

Lidhje

Lidhje:
VloraForum
Forumi i te gjith Vlonjateve.
VloraInfo
VloraInfo !Gjithcka qe ju kerkoni do ta gjeni...
AlbTuristi
AlbTutisti. per me shume info: klikoni linkun
Vhg-Media
Ndani videot tuaja! me shoket, te afermit, dhe me gjith botn.
Albhosting Eu
AlbHosting EU !Krijoni faqen tuaj per informacione kontaktoni Dukatiweb.com
English Arabic Bulgarian Chinese (Traditional) Croatian Dutch French German Greek Italian Japanese Norwegian Portuguese Romanian Spanish Swedish Ukrainian Albanian Hungarian Turkish Malay Belarusian Icelandic Macedonian Yiddish
Copyright © 2010 | Nje Emer | Nje Gjuhe | Nje Tradite |. Tutti i diritti riservati.