Orikumi Ne Dukatin Web PDF Stampo E-mail
Valutazione attuale: / 3
ScarsoOttimo 
Kend Letrar - Kend Letrar
Shkruar nga Aspri Kapo   
E Merkure 10 Shkurt 2010 11:23

Artikulli shkruajtur nga:  Aspri Kapo

Qyteti i Orikumit shtrihet në koordinatat gjegrafike 40o19’31’’ gjerësi gjeografike Veriore dhe 19o28’17’’ gjatësi gjeografike Lindore . Qyteti i Orikumit shtrihet në Jug të qytetit të Vlorës, përgjatë bregdetit të Gjirit të Vlorës. Sipërfaqja e tij është 130 ha kurse e tërë bashkisë 362 km². Bashkia e Orikumit përfshin në juridiksionin e saj qytetin e Orikumit dhe fshatrat Dukat i Ri, Dukat- Fshat, Tragjas e Radhimë.

 

Qyteti i Orikumit shtrihet në Jug të qytetit të Vlorës, rreth 18 km në jug, në kryqëzimin e rrugës nacionale që lidh Vlorë n m e Himarën e Sa randën. Pozicionimi i tij përgjatë bregdetit të gjirit të Vlorës dhe pranë gadishullit të Karaburunit, e ka favorizuar qysh në lashtësi këtë qytet .

Ai ka reliev fushor, të sheshtë, me pjerrësi të vogël drejt detit. Rajoni   ndodhet në lartësitë nga 0 m deri në 20 m mbi nivelin e detit. Orikumi   shtrihet në sektorin e poshtëm të luginës së Dukatit, formuar nga një   fundosje tektonike dhe evoluar duke ndjekur bregun akumulues. Në krahun   e majtë të sektorit të mesëm të luginës dalin formacione terrigjene, të cilat   formojnë kurrize të ulëta kodrinore në sektorin e poshtëm të këtij krahu   (kodrat e Orikumit). Bregdeti i Orikumit është i ulët dhe i tipit akumulues, ku  gjendet dhe laguna e vogël e Pashalimanit. Dikur pjesa lindo r e dhe   juglindore e luginës (më e ulëta) ishte e moçalizuar kurse gjatë periudhës   1945-1990 u bonifikua dhe u sistemua. Kjo favorizoi zhvillimin e bujqësisë dhe  zgjerimin e mëtejshëm të qytetit. Ndërsa sot një pjesë e saj është nën ujë    duke penguar zgjerimin e qytetit në këtë drejtim.

Qyteti i Orikumit ka klimë mesdhetare fushore jugore me dimër të butë dhe shumë të lagësht dhe

verë të nxehtë dhe të thatë. Temperatura mesatare vjetore lëkundet nga 16.0oC – 17.0oC. Temperatura mesatare vjetore e stinës më të ftohtë nuk ulet më poshtë se 9.0oC. Numri i ditëve me diell në qytet shkon deri në 120 ditë/vit. Reshjet janë të bollshme dhe vlerësohen me 1320 mm/vit. Rreth 3/4 e kësaj sasie përqëndrohen në stinën e dimrit dhe të vjeshtës. Briza detare ndikojnë direkt në kushtet klimatike të këtij qyteti, sidomos gjatë verës. Gjatë dimrit drejtimet kryesore të erës janë nga veriu (30 %) dhe jugu (35 %). Klima e këtij qyteti është shumë e favorshme për jetesën e popullsisë si dhe për degët kryesore të ekonomisë: bujqësinë dhe turizmin.

Rrjeti hidrografik i zonës përfaqësohet nga përroi i Dukatit, i cili ka rrjedhje të përhershme pasi ushqehet nga burimet karstike të Dukatit të Vjetër, e burime të tjera që zbresin nga qafa e Llogarasë. Objekt i rëndësishëm ujor është edhe Izvori i Tragjasit që derdhet në pjesën e poshtme të përroit të Dukatit. Të dy këta përrenj kanë rrjedhje të përhershme por prurjet më të mëdha i kanë në gjysmën e ftohtë të vitit. Rastisja e vërshimeve është shum ë e rrallë madje 20 vitet e fundit ato mungojnë. Kjo zonë është e pasur edhe me ujëra nëntokësore. Një sërë burimesh karstike furnizojnë zonën me ujë të ëmbël, përfshi e dhe ato që derdhen në lagunën e Orikumit. Disa nga këto burime derdhen direkt në det përmes burimeve nëntokësore nën nivelin e detit. Ujërat nëntokësore shërbejnë edhe si furnizues me ujë të pijshëm për banorët vendas dhe janë të mjaftueshëm për të plotësuar kërkesat e tyre si dhe për të përballuar zhvillimin potencial të turizmit në zonë.

Zona bën pjesë në katin e shkurreve mesdhetare dhe është e përbërë nga toka moçalore dhe aluvionale. Bimësia është dëmtuar ndjeshëm nga faktori njeri përveç zonës përreth lagunës (zonë e mbrojtur), e cila përbëhet nga bimë ujëdashëse. Pjesa tjetër e bimësisë është zëvendësuar me bimë arash, ullishte e dru frutorë. Tokat moçalore janë bërë shumë pjellore pas bonifikimit të tyre kurse ato aluvionale pasurohen vazhdimisht me plehra kimikë e organikë.

Vendndodhja e qytetit të Orikumit vetëm 18 km në jug të qytetit të Vlorës, përgjatë rrugës nacionale që lidh dy qytetet më të rëndësishme të jugut të Shqipërisë (Vlorën dhe Sarandën ), e shndërron atë në një qendër urbane të favorizuar në aspektin rajonal. Rruga nacionale e rikonstruktuar vitet e fundit sipas standarteve, ka lehtësuar ndjeshëm komunikimin e e qytetit me fshatrat fqinje e qytetet e vendit dhe ka nxitur ndjeshëm zhvillimin ekonomik dhe social të tij. Kështu, një “bum“ të madh zhvillimi ka përjetuar turizmi blu dhe ai historik, i cili plotësohet me atë të gjelbër në Llogara. Format e organizimit të ekonomive turistike janë ato familjare dhe ato të komplekseve turistike. Numri i vizitorëve në Orikum rritet çdo vit, pasi në shërbim të tyre është vënë një sistem infrastrukturor në gjendje të mirë. Krahas tij, investimet nga ana e shtetit dhe investitorëve të huaj , për forcimin e turizmit janë shtuar ndjeshëm. Madje nga organet qeveritare ky rajon është cilësuar si “rajon me përparsi për ekonominë e vendit“. Një shembull i investimeve nga të huajt është Porti i Jahteve në veriperëndim të qytetit, ndërtuar nga investitorë italianë.

Orikumi u njoh si vendbanim urban në vitin 19 60.

Pranë tij është qyteti antik Orikum, themeluar nga Eubeasit në shekullin e VI p.e.s. në trojet e fisit ilir të amantëve, mbi kodrën e njohur me emrin Paleokastër . Përmendet nga autorët e huaj si port i rëndësishëm i Adriatikut në shek.VI p.e.s. U shfrytëzua nga romakët në luftrat kundër ilirëve dhe maqedonasve , luajti rol në luftën civile midis Cezarit dhe Pompeut. Flota maqedonase e Aleksandrit të Madh e pushtoi në vitin 214 p.e.s. Në rrënojat antike të qytetit janë ruajtur gjurmë banesash dhe rrugësh të skalitura në shkëmb . Monumenti më i rëndësishëm është Teatri i shekullit te pare p.e.s për 500 spektatorë. Në kohën Bizantine dhe në Mesjetë njihet si një port i vogël me emrin Jeriko. Pranë tij, para shek XII është ndërtuar kasha e Marmiroit, që ngjan një kishe qyteti .

Në kohën e pushtimit osman mori emrin Pashaliman. Në vitin 1951 kjo zonë njihej si ndërmarrje bujqësore, ku banonin vetëm 20 familje (85 banorë). Në vitin 1955 njihet si Ndërmarrja Bujqësore Ullishte – Vlora. Tri vite më vonë u bë qendër ushtarake dhe buqësore dhe në funksion të saj hapet rruga që kalon sot përgjatë bregdetit dhe vazhdon deri tek Baza Ushtarake. Në vitin 1960 me vendim të Presidiumit të Kuvendit Popullor, zona u njoh si qyteza e Orikumit dhe numëronte rreth 750 banorë. Në këto vite shumica e tokave të Orikumit ishin moçalore (ligatinore). Për tharjen e pjesës më të madhe të ligatinës së Orikumit , në vitet 1965 – 1970 u ndërtua një rrjet kullimi i përbërë nga kanalet e kullimit dhe dhe stacionet e pompimit (hidrovoret). U ndërtua një digë për të mbrojtur sipërfaqen e bonifikuar të lagunës nga ndikimi i ujërave të detit. Nga tharja e kësaj ligatine u përftuan 540ha tokë bujqësore, e cila kultivohej me misër, foragjerë e perime. Në vitin 1970 ndërtohet Uzina Ushtarake, e cila rriti ndjeshëm numrin e popullsisë. Në qytetin e Orikumit u strehuan ushtarakë dhe punonjës civilë të uzinës .

Përveçse një qendër bujqësore, Orikumi filloi të merrte pamjen e një qyteti. Undërtuan shumë objekte në shërbim të popullsisë si: kinoklubi, shkolla e mesme e bashkuar, fusha e sportit, ambulancë, shtëpi lindje, kopështi dhe shumë objekte të tjera që sot nuk ekzistojnë më. Ndërtohet rruga që kalon përmes qytetit, e cila lidhej me rrugën që përshkonte bregdetin me dy kryqëzime . …..

Avantazhe të mëtejshme iu dha bujqësisë në vitet 1973 – 1979, duke bonifikuar, drenazhuar dhe vënë nën kulturë të gjithë pyllin e Pallorëngut. Në vitin 1979 popullsia numëronte 2481 banorë, ndërsa në vitin 1991 numëronte rreth 3500 banorë.

Me ndryshimin e situatës politike në vend, ndryshim të madh pësoi edhe zona e Orikumit. Në këtë periudhë u shpërbë Ndërmarrja Bujqësore Rinia (në sektorin e Orikumit); u zbatua ligji 7501 sipas të cilit banorët e Orikumit ish të punësuar në Ndërmarrjen Bujqësore Rinia, përfitonin tokë në përdorim; u privatizuan të gjitha objektet që më parë i përkisnin shtetit si dyqane, objekte bujqësore etj; u lejua lëvizja e lirë e njerzve, etj .


Grafiku nr. 3 Ndërtesat sipas viteve të ndërtimit në Orikum Burimi : Zyra e Urbanistikës , Bashkia Orikum

Këto kushte të reja lejuan ardhjen e popullsisë nga fshatrat fqinje dhe vendosjen e tyre në tokat e ish fermës “1 Maji”, e cila ishte e mbjellë me dru frutorë. Që nga vitet e para të periudhës së tranzicionit e deri më sot, shtrirja e qyteti është bërë në të gjitha drejtimet e tij.

 

Fillimisht numri i ndërtimeve ishte i kufizuar, kurse nga viti 1998 e në vazhdim numri i tyre intesifikohet. Kjo tregon se lëvizja e popullsisë drejt këtij qyteti është rritur, dhe kushtet ekonomike e sociale janë përmirësuar si rrjedhojë e emigrimit. Emigrantët kanë investuar fondet e tyre më shumë për zhvillimin e turizmit familjar. Në katet e para të ndërtesave të mëparshme ose në ato të sotmet, janë përqëndruar aktivitetet kryesore tregtare të qytetit si dhe aktivitete të tjera të sektorit të shërbimeve si: këpucarë, berberë, riparime elektroshtëpiake, etj. Të gjitha këto objekte tregëtare dhe shërbimesh janë përqëndruar në qendrën e ekzistuese të qytetit. Por gradualisht, me ndërtimin e pallateve të reja shumë katëshe, objektet tregëtare po shtrihen në lagjen e re që do të shërbejë në të ardhmen si qendër e qytetit. Ndërtime janë kryer edhe përgjatë bregdetit por në ndryshim me ato që janë ndërtuarnë qendër, janë të pa legalizuara dhe e ardhmja e tyre nuk është e sigurt.

 

Rifreskimi fundit E Merkure 10 Shkurt 2010 14:12
 
English Arabic Bulgarian Chinese (Traditional) Croatian Dutch French German Greek Italian Japanese Norwegian Portuguese Romanian Spanish Swedish Ukrainian Albanian Hungarian Turkish Malay Belarusian Icelandic Macedonian Yiddish
Copyright © 2010 | Nje Emer | Nje Gjuhe | Nje Tradite |. Tutti i diritti riservati.