Leter tim ati... PDF Stampo E-mail
Valutazione attuale: / 35
ScarsoOttimo 
Kend Letrar - Kend Letrar
Shkruar nga Aurora Faik Allushaj   
E enjte 21 Jnar 2010 17:45

 

 

 

Aurora Faik Allushaj

Baba…!!!Pena po me dridhet ne dore, mendimeve nuk po ju a kap me fillin. Nuk gjej forcen te shpreh gjithe kete mall qe me rrethon. I dashur prind, kaloi nje vit pa te pare, shume dite e nete pa degjuar zerin tend, pa ndier tek mbyll porten kur kthesh nga puna. Me dhemb ne zemer cdo sekond large teje, thonjte e largesise ndjej cdo moment ne fyt…s’mund te kaperdihem, me eshte mbledh lemsh gjithe ky mllef.

 

 

 


E di “heroi” im, me kujtohet femijeria ime, femijeria jote gjithashtu, ne figuren tende shikoja gjithe boten. Ne fjalet e tua ndjeja sentimentin me te madh njerezor, dashurine e nje prindi. Por sot jam large, as nata, as era, as yjet s'me sjellin tek ti. Me mungon aq sa me fjale nuk mund te ta shpreh. Po me vret largesia, c'do dite keput nga shpirti im shkembinj ndjenjash e i rrokullis ne humneren e kohes. Sa kohe akoma, sa vite sekondash do te zgjat kjo largesi?

Parafytyroj tek mblidheni rreth tavolines se drurit per te ngrene darken e servirur nga mamaja.


Te shikoj, si gjithmone i menduar, me peshen e mallit qe nuk kaperxen poshte. Syte e tu te lodhur, te vrare nga lotet qe nuk derdhe kurre. Cdo dite i kaperdin lotet me brengen qe tashme ka ngrire kallkan. Sa dhimbje ke kaluar? Sa fjale ke thyer me durimin e hekurt qe ke? Babai im, prind i dashur, kush tjeter pervec teje diti te tregoje me nje shikim te vetem rrugen e drejte te jetes?! Kush tjeter kuptoi cdo dhimbje qe une kisha ne shpirt?!

Une ika. Dhe ndarja ishte e dhimbshme, pa fjale, pa gjeste. Me pe tek ikja, i ngrire, i zbehte, pa force dhe ne shikimin e fundit me the se per ty isha bota…

Tani jam large, nje det i tere dallgesh me rrembeu nga ti. Mundohem te eci para duke ndier jehonen e keshillave qe me dhe. S'do gjej kurre fjale per te falenderuar, s'do kem kurre kohe per te te kthyer cfare ke bere per mua. Vec dua qe te dish ti, ta dije e gjithe bota, se nese do te rilindja, e do te rilindja serisht me mijra here, e vetmja gje qe do ti kerkoja Zotit, je ti Babai im i mire.





Rome, shtator 2009

 

 

Rifreskimi fundit E enjte 18 Mars 2010 10:57
 
English Arabic Bulgarian Chinese (Traditional) Croatian Dutch French German Greek Italian Japanese Norwegian Portuguese Romanian Spanish Swedish Ukrainian Albanian Hungarian Turkish Malay Belarusian Icelandic Macedonian Yiddish
Copyright © 2010 | Nje Emer | Nje Gjuhe | Nje Tradite |. Tutti i diritti riservati.