Normal 0 14 false false false MicrosoftInternetExplorer4 /* Style Definitions */ table.MsoNormalTable {mso-style-name:"Tabella normale"; mso-tstyle-rowband-size:0; mso-tstyle-colband-size:0; mso-style-noshow:yes; mso-style-parent:""; mso-padding-alt:0cm 5.4pt 0cm 5.4pt; mso-para-margin:0cm; mso-para-margin-bottom:.0001pt; mso-pagination:widow-orphan; font-size:10.0pt; font-family:"Times New Roman"; mso-ansi-language:#0400; mso-fareast-language:#0400; mso-bidi-language:#0400;} INTERVISTA/EKSKLUSIVE/Flet italiani Bemcivenga, ish trajneri i skuadrës së Tiranës
Mauro Bencivenga: Ja, e vërteta e largimit tim nga Tirana
Do të rikthehesha në Shqipëri nëse do të kisha një tjetër ofertë
Aurora ALLUSHAJ
Ai flet me gjuhën e pasionit për futbollin, flet me sytë që i shkëlqejnë nga kujtimet që risolli në valixhen e tij kur u kthye në Itali. Ndihet fitues dhe i qetë sepse atje, në vendin e Shqiponjave ka lënë shumë miq. Nuk e kishte menduar kurrë se do ta telefononin për të bërë trajnerin e Tiranës dhe aq më tepër që do të arrinte të merrte kupën e Shqipërisë ne aq pak muaj. Mauro Bencivenga, ish trajneri i Tiranës, në një intervistë eksklusive për gazetën “Tirana Observer” rrëfen gjithë aventurën e tij në Shqipëri. Bencivenga vendos pikat ku çalon futbolli shqiptar dhe tregon se si mund të arrihen nivelet europiane. Sipas tij, futbolli shqiptar ka ende shumë probleme, dhe për të ndryshuar duhet të përballet në vijimësi me futbollin e venedve të tjera. Mauro Bencivenga, rrëfehet se nga eksperienca në vendin tonë kam përmirësuar shumë dhe ndihet një tjetër njeri.
Z. Bencivenga, si e vlerësoni eksperiencën me skuadrën e Tiranës?
Ishte një eksperiencë pozitive, shumë e bukur edhe pse kishte vështirësi të mëdha. Kur rezultatet janë të mira gjithçka shkon ashtu siç duhet. Fitorja e kampionatit ishte diçka e mrekullueshme. Unë nuk mund të harroj festën dhe atmosferën qe u krijua atë ditë. Në fillim kisha vështirësi por vantazhi im ishte që njihja disa prej lojtarëve të tiranës. Me Agostino Kolën kam pasur disa probleme ndoshta për shkak edhe te kulturave të ndryshme. Ai më ka lenë shumë hapsira kur unë tregohesha shumë i rreptë me skuadrën.
Si e pritët ofertën nga skuadra e tiranës dhe nga kush ju erdhi kjo ftesë?
Unë kisha qenë në Tiranë tre vite më parë me Leonardo Menichinin dhe kisha kontakte me presidentin Halili. Mua si person më pëlqen që të ndërtoj miqësi dhe mbeta në raporte të mira me kamarierin që më shërbënte gjatë qëndrimit tim në Tiranë. Ishte kamarieri im (Iliri) që më telefonoi për të më komunikuar ofertën. Në atë periudhë unë isha pa skuadër dhe e mirëprita menjëherë ftesën.
Eshtë folur shumë për largimin tuaj nga Tirana, kush është e vërteta?
Të them të drejtën nuk e di, unë u largova me idenë se do të rilidhesha me ta për të zgjidhur edhe disa probleme ekonomike. Unë jam një person shumë krenar dhe nuk telefonova më, prita që ata të viheshin në kontakt me mua. Nuk me pëlqen ta prish imazhin qe kam bërë për presidentin e Tiraës, për tifozët dhe njerzit e atij qyteti. Ka pasur shumë keqkuptime dhe nëse dikush është munduar të më bëjë keq unë si kam vënë re, jam munduar të harroj.
Kush është lojtari që ju ka ngelur në mendje?
Tirana kishte shume lojtar të mirë, do të veçoja Devollin, mesfushorin e shkëlqyer. Gjithashtu edhe kapitenin Dabulla. Unë kisha një një raport shumë të mirë me të gjithë.
Kush nga lojtarët ju ka krijuar më shumë probleme?
Kam pasur probleme të vogla si kudo, më shumë kanë qenë për shkak të kulturës së ndryshme në punë, organizim dhe disiplinë.
Do të ktheheshit në Shqipëri nëse do të kishit një tjetër ofertë?
Do të më pëlqente sepse atje kam shuëm miqësi, më stimulon idea për tu rikthyer. Uroj shumë që të kem lënë një kujtim të mirë si person dhe si trajner.
Cfarë skuadre do të pëlqenit të përgatisnit?
Sigurisht skuadrat që shkojnë më mirë, në fakt flas për skuadra ku të lejojnë të punosh. Do të më pëlqente të përgatisja futbollist që nga hapat e parë. Në Shqipëri kanë cilësi qoftë si futbollist por edhe si njerëz, janë të aftë e inteligjentë, e vetmja gjë negative që kam vënë re aty është mentaliteti, duhet të ndryshojnë mentalitet.
Sipas jush kush është niveli i futbollit shqiptar?
Futbolli shqiptar është shumë largë niveleve europiane, por po të shohim futbollistët që luajnë jashtë janë të niveleve shumë të mira. Nëse do të punohet, do të arrihen rezultate të mira sepse ka substancë.
Nga çfarë sëmundje vuan futbolli shqiptar?
Futbolli shqiptar është superfiçal, por nuk është faji i tyre sepse populli është i edukar kështu. Duhet të përballen me popuj të tjerë, vetëm kështu mund të përmirësohet. Këtu nuk po flas vetëm për Shqipërinë sepse edhe une (italian), nga eksperienca në vendin tuaj kam përmirësuar shumë.
A ka premisa që kampionati shqiptar të arrijë nivelet e atij europian?
Në kampionatin shqiptar, duke hequr këtu tre katër skuadra që ecin mirë të tjerat kanë probleme të mëdha ekonomike e organizative. Duhet kohë, ndërmjetës, struktura dhe njerëz që kampionati të përmirësohet, sipas meje jo menjëherë por mund të arrihen nivele të mira. Ja pse unë them që është e rëndësishme të punohet me të rinjtë dhe të dërgohen teknikët për specializime jashtë vendit.
A keni vënë re ndonjë talent të ri, siç ndodhi kur zbuluat De Rossin tek roma?
Tek tirana por edhe në skuadra të tjera ka lojtar që kanë potenciale të mira. Disa nga emrat që më kujtohen janë Devolli, Lila, Sefa, Abilaliaj, Sorra etj...
Përse sipas jush trajnerët e tjerë që kanë provuar të punojnë në Shqipëri nuk kanë arrijtur rezultatet e dëshiruara?
Futbolli është bërë shumë i vështirë, për të arrijtur rezultate duhet kohë, nuk është problem që i përket vetëm trajnerit por e gjithë shoqërisë. Një trajner që vjen tek tirana gjen gati një skuadër të ndërtuar, që luan në mënyrën e vet. Duhet shumë kohë, bashkëpunim dhe durim për të arijtur rezultate.
Kujtimi më i bukur nga koha që kaluat në Shqipëri?
Mbrëmja e ndeshjes kundër vllaznisë, ka qenë një festë shumë e bukur. Akoma emocionohem kur kujtoj fëmijët, pleqtë dhe përqafimet e tyre. Unë jam shumë i gëzuar që ju kam dhënë diçka prej meje këtyre njerzve dhe uroj që ata të kujtohen për mua mbi të gjitha si njeri, ashtu si dhe unë kujtohem për ta. çdo herë që shkoj të vrapoj apo të bëj një xhiro me biçikletë më shfaqen flashe të këtyre momenteve të mrekullueshme.
Momenti më i vështirë?
Momente të vështira ka pasur disa, një seri keqkuptimesh me presidentin dhe Agostin Kolën, por në fund u ndamë në raporte të mira. Unë jam munduar të kem focë të madhe dhe tolerance si edhe ata me mua.
Aktualisht me çfarë skuadre po punoni?
Tani po pres, nuk dua që të përsëris gabimet që kam bërë. Kam pasuar shumë kërkesa nga Anglia dhe Kina por më duhet akoma pak kohë që të vendos. Aktualisht po stërvis disa të rinj, ky ka qenë dhe është pasioni im. |